Juventusi është në listën e klubeve të interesuara për një transferim të mundshëm të 37-vjçarit të Barcelonës, Robert Lewandowski.
Qendërsulmuesit polak i skadon kontrata në fund të këtij edicioni.
Ai iu bashkua Barcelonës për 50 milionë euro nga Bayern Munichu dhe kishte nënshkruar kontratë katërvjeçare në vitin 2022.
Lewandowski në edicionin aktual i ka zhvilluar 34 ndeshje. Ka kontribuuar me 14 gola e tri asistime në të gjitha garat.




























