UEFA, FIFA, Europa, krejt na paskan faj edhe po na e bëjnë këtë veç pse jemi shqiptarë.
Arsyetim palidhje edhe banal edhe I FFK-së edhe i klubeve të futbollit kosovar që fituan të drejtën që të paraqiten në garat europiane.
Kur UEFA bëri çmos që Kosovën ta fus në gjirin e saj, qe besa duke shmangur edhe vet statutin e saj. Të gjithë ishim në ekstazë prej gëzimit sa që rrodhën edhe shumë lot.
Por dorën në zemër në atë kohë FFK-në e udhëhiqte një njeri që kishte një kredibilitet jo vetëm në Kosovë por edhe në qarqet më të larta vendimmarrëse të futbollit botëror.

Tash FFK-në e udhëheq një njeri që ka një dënim me vendim gjykate dhe normalisht që UEFA nuk komunikon zyrtarisht me zyrtarë federatash që janë të dënuar me vendime gjykate. UEFA normalisht që komunikon me FFK-në, por në këtë rast jo me kryetarin.
Tash disa fjale për klubet e Kosovës, që tash po e akuzojnë UEFA-në.
Kampionati i Kosovës ne Futboll përfundojë në fund të korrikut. Klubet që u kualifikuan për garat europiane patën kohë thuajse 3 javë për përgatitje dhe këto tre jave klubet është dashur të futeshin në karantinë dhe sigurisht lojtarët të mos kishin mundësi kontakti me asnjë njeri nga jashtë. Kështu kanë bërë të gjitha klubet e Bundesligës.
Nëse garat Europiane janë shumë të rëndësishme për klubet tona atëherë kjo mënyrë e punës do ia vlente komplet, por në vend të kësaj lojtarët e stafi tjetër i klubeve të Kosovës, prej se ka përfunduar kampionati kanë bredhur lokaleve te Prishtinës e Gjilanit sikur mos te kishin asnjë obligim, së paku moral ndaj asaj që përfaqësojnë.

Sot në Europë të jesh futbollist është privilegj i madh, mirëpo duhet edhe të jesh shembull për komunitetin e jo të sillesh si kapadai nëpër lokale, në kohën kur klube me traditë mbi 100 vjeçare kishin detyruar lojtarët e tyre ti ndërpresin kontaktet edhe me familjaret e tyre. Këtë shembull klubet kosovare nuk e kanë dhënë për këtë mos ta kërkojnë fajin askund në UEFA, por të fillojnë të sillen si profesionistë.
Një fjalë për Politiken e për shtetin.
S’ kam çka flas për ta, katastrofë!



























