Skocezi Scott McTominay shënoi që në minutën e dytë për Napolin.
Dhe rezultati prej asaj minute nuk ndryshoi.
Fitorja 1:0 i takoi Napolit në udhëtim te Cagliari, në ndeshjen e xhiros së 30-të të Serie A, që u zhvillua të premten mbrëma.
Te Napoli, që e regjistroi fitoren e katërt rresht, për 55 minuta luajti mesfushori Stanislav Lobotka. Lobotka pritet të paraqitet edhe për Sllovakinë ndaj Kosovës, në ndeshjen e rëndësishme më 26 mars në Bratislavë.
Portieri Alen Sherri ishte në bankën rezervë te Cagliari, ndërsa kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, vazhdon të jetë i lënduar te Napoli.
Me këtë fitore, Napoli tani i ka 62 pikë në pozitën e dytë, gjashtë më pak se Interi lider, që e ka një ndeshje më pak të luajtur.
Napoli e kaloi në renditje Milanin, që me një ndeshje më pak të luajtur i ka dy pikë më pak.



























