Skuadra franceze Lyon, ka treguar se nuk mundet të luajë më shumë se në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Francezët janë mposhtur nga Bayern Munich.
Bavarezët fituan me rezultat 3-0, me dy golat të shënuar në pjesën e parë dhe një në fund të ndeshjes.
Serge Gnabry shënoi dy herë. Fillimisht në minutën e 18-të dhe pastaj golin e dytë në këtë ndeshje në minutën e 33-të.
Golin e tretë e shënoi Robert Lewandowski pak para fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore Bayerni është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve, ku do të luajë kundër një skuadre tjetër franceze, Paris Saint-Germain.


























