Liverpooli ka njoftuar zyrtarisht të martën se Mohamed Salah do të largohet nga klubi në fund të edicionit aktual. Egjiptiani kaloi nëntë vite të jashtëzakonshme në “Anfield” dhe kishte kontratë deri në verën e vitit 2027. Por të dyja palët kanë rënë dakord t’i ndajnë rrugët. Sipas deklaratës zyrtare të Liverpoolit, ishte dëshirë e Salahut të bëhej i ditur lajmi.

Salah u transferua te Liverpooli nga Roma në verëne vitit 2017. Me Liverpoolin ka fituar dy tituj, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Evropës, Kupën FA dhe dy Kupa të Ligës.

Me 255 gola të shënuar në 435 paraqitje deri tash, egjiptiani renditet i treti në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave te Liverpooli, duke fituar katër herë “Këpucën e Artë” të Premier Leagues së Anglisë.