Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se do të jenë biletat falas për ndeshjen mes Kosovës U21 dhe Rumanisë U21.

Ndeshja zhvillohet të premten, më 27 mars, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 19:00 dhe është e vlefshme për kualifikimet e kampionatit evropian ”EURO 2027”.

FFK-ja bën thirrje për prezencë sa më të madhe të tifozëve për të përkrahur “dardanët e rinj”.

Kosova U21 bën pjesë në Grupin A, ku nga pesë ndeshje të zhvilluara deri tani ka grumbulluar plot 8 pikë.

Kujtojmë që Kampionati Evropian 2027 do të mbaht në Shqipëri dhe Serbi.