Fitorja 3-0 dhe kualifikimi në finale të Ligës së Kampionëve kanë gëzuar trajnerin gjerman, Hans Flick.

Duke folur për ndeshjen, trajneri i Bayern Munich ka thënë se sulmuesi i tij, Robert Lewandowski, është më i miri në botë.

“Lewandowski nuk po mendon për rekordin e Ronaldos, ai është i kënaqur me atë që bën për skuadrën. Ai punon shumë për ekipin dhe kjo është shumë e rëndësishme. Lewa po punon mirë edhe në aspektin mbrojtës. Për mua ai është sulmuesi më i mirë në botë dhe shpresoj që të shënojë edhe kundër PSG-së”, tha FLick.

Robert Lewandowski shënoi dje kundër Lyon dhe shkoi në kuotën e 15 golave, dy gola larg rekordit të Ronaldos në Champions.