Pas një dite plot diell, dje, kryeqyteti sllovak sot “u zgjua” me një mot krejt tjetër. Shiu ka filluar në mëngjes e nuk pritet të ndalet gjatë gjithë ditës.
Sonte nga ora 20:45, Kosova zhvillon ndeshjen më të rëndësishme deri më tani – gjysmëfinalen e plejofit për kualifikim në Botëror, ndaj Sllovakisë.
Sipas parashikimeve më të fundit të motit për Bratislavën, sonte pritet të bie shi i madh dhe i vazhdueshëm. Temperaturat do të jenë të ulëta, rreth 3-7°C me mundësi edhe për një përzierje shiu me borë të lehtë në orët e vona të natës.
Përkundër se fusha e stadiumit nacional të Sllovakisë, “Tehelne pole” është solide, shiu mund të krijojë vështirësi gjatë ndeshjes. Terreni i lagësht do ta ndryshojë edhe stilin e lojës në aspektin taktik. Aleat i kujt mund të jetë shiu?





























