Mbrojtësi i majtë i Bayern Munich, Alphonso Davies, ka folur një ngjarje interesante që kishte ndodhur në ndeshjen kundër Barcelonës.

Bavarezët e fituan ndeshjen me rezultat të thellë 8-2.

E ndoshta ishte pikërisht rezultati që kishte nervozuar Lionel Messin, i cili nuk ia dha fanelën futbollistit të Bayernit.

Kanadezi Davies, tha se ia kishte kërkuar fanelën.

“E pyeta për fanelë, por ishte paksa i mërzitur”, tha Davies për BT Sport.

“Është në rregull. Shpresoj që herën tjetër”, tha Davies.