Kosova nuk është përballur asnjëherë me Sllovakinë në ndeshje zyrtare apo miqësore. 

Për herë të parë, Kosova dhe Sllovakia përballen sonte nga ora 20:45 në gjysmëfinalen e plejofit për Botërorin 2026. 

Por, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, e ka një ballafaqim të mëhershëm ndaj sllovakëve. 

Më 6 qershor të vitit 2021, Foda ishte në krye të Përfaqësueses së Austrisë dhe luajti në miqësore ndaj Sllovakisë. 

Ajo ndeshje u zhvillua në “Ernst-Happel” në Vjenë dhe u mbyll pa gola.