Festë për një lojtar të Bayern Munichut nuk do të ketë.
Ndonëse bavarezët e fituan Bundesligën gjermane, Serge Gnabry do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë.
Dhe kjo do t’ia pamundësojë paraqitjen në Kupën e Botës për Gjermaninë.
Klubi i madh gjerman njoftoi të shtunën se Gnabry vuan nga lëndimi i muskujve aduktor, kurse Gnabry të mërkurën shkroi në Instagram. E konfirmoi mungesën në Kupën e Botës në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
“Ëndrra e Kupës së Botës me Gjermaninë ka mbaruar. Sikur të tjerët, edhe unë do ta përkrah Gjermaninë nga shtëpia”, ka shkruar Gnabry.
Gnabry pritet të mungojë për tre muaj.



























