Klubi i futbollit Ferizaj, ka zbuluar datën e finales së Kupës së Kosovës në futboll. 

Në njoftimin e Ferizajt bëhet e ditur se finalen kundër Dukagjinit e luan më 21 maj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Finalja e Kupës së Kosovës mes klubit tonë FC Ferizaj dhe KF Dukagjini do të zhvillohet më 21 maj në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Për më shumë detaje rreth organizimit dhe informacioneve shtesë, do t’ju njoftojmë me kohë!”, shkruan në njoftim.

Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk ka dalë me njoftim.