Sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, e ka shënuar penalltinë vendimtare për Trabzonsporin të enjten mbrëma. 

Dhe me penalltinë e realizuar nga 25-vjeçari, Trabzoni e siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë. 

Trabzonspori fitoi 3:1 në ekzekutimin e penalltive në udhëtim te Samsunspori, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 0:0. 

Në gjysmëfinale, Trabzonspori do të luajë ndaj Genclerbirligit më 13 maj, ndaj skuadrës që e eliminoi Galatasarayn të mërkurën. 

Muçi të enjten luajti nga minuta e 72-të.