Leipzigu ka fituar 3:1 të premten mbrëma ndaj Union Berlinit, në xhiron e 31-të të Bundesligës dhe ka bërë hap të madh drejt top-katërshes.
Leipzigu me fitore tani i ka 62 pikë në vendin e tretë, ndërsa Union Berlini mbetet me 32 pikë, por në garë të fortë për mbijetesë.
Max Fingrafe, Romulo Cardoso dhe Ridle Baku i shënuan golat e fitores për vendësit, kurse Danilho Doekhi e shënoi golin e vetëm për vizitorët e udhëhequr nga trajnerja Marie-Louise Eta. Eta në Bundesligë e pësoi humbjen e dytë rresht.
Brajan Gruda luajti nga minutan e 68-të te Leipzigu.




























