Amir Rrahmani është kthyer te Napoli në formacionin titullar pas një kohe të gjatë. Dhe me kthimin e kapitenit të Kosovës në formacion, Napoli ka fituar bindshëm po ashtu. 

Napoli të premten mbrëma e mposhti 4:0 Cremonesen, kurse Rrahmani luajti titullar për herë të parë që prej 15 shkurtit, kur u lëndua në barazimin 2:2 ndaj Romës. 

Mungoi në shtatë ndeshje shkaku i lëndimit muskulor, ndërsa në fundjavën e kaluar ishte në bankën rezervë në humbjen 2:0 nga Lazio. 

Scott McTominay, Rasmus Hojlund, Kevin De Bruyne dhe Alisson Santos i shënuan golat e fitores së thellë. 

Napoli forcohet në vendin e dytë me 69 pikë. 

Cremonese në garë për mbijetesë, i ka 28 pikë në vendin e 17-të.