Nottingham Foresti ka shënuar fitore shumë të thellë në udhëtim ndaj Sunderlandit të Granit Xhakës të premten mbrëma. 

Ndeshjen e xhiros së 34-t, Nottinghami e fitoi 5:0, kurse Xhaka e kompletoi ndeshjen. 

Autogoli i Trai Hume e hapi serinë e golave. Më pas shënuan edhe Chris Wood, Morgan Gibbs-White, Igor Jesus dhe Elliot Anderson. 

Me fitore, Nottinghami largohet nga Tottenhami në garën për mbijetesë në tetë pikë. Tani i ka 39 pikë në vendin e 16-të. 

Sunderlandi mbetet me 46 pikë në vendin e 11-të.