Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, ka realizuar gol në fitoren 2:0 të Austinit ndaj Houston Dynamos.

Ndeshja i takoi ligës MLS të SHBA-së.

30-vjeçari Uzuni shënoi në fund të pjesës së parë për 2:0. Ai bëri një goditje dënimi, ndërsa topi u devijua dhe përfundoi në rrjetë.

Uzuni i ka tri gola e një asistim në nëntë paraqitje këtë edicion.