Kapitenia e Kosovës, Erëleta Memeti, ka shënuar një gol në fitoren 3:1 të Eintracht Franfkurtit kundër Wolfsburgut.

Ndeshja derbi e xhiros së 23-të të Bundesligës gjermane për futbolliste u zhvillua të dielën.

Memeti realizoi golin e dytë për Eintrachtin në minutën e 44-t, ndërsa u zëvendësua në minutën e 75-të.

Për Memetin është goli i pestë, ndërsa ka edhe katër asistime.

Eintrachti Franfurti zë vendi ne tretë me 42 pikë, kurse Wolfsburgu një pozitë më lart me 49 pikë.