Sulmuesi kosovar, Rilind Nivokazi, ka vazhduar me formë të mirë në Superligën e Zvicrës.

Nivokazi të dielën shënoi golin e 13-të për Sionin këtë edicion në elitën zvicerane të futbollit.

Sioni fitoi në udhëtim 2:0 ndaj Baselit, ndërsa Nivokazi realizoi golin për 1:0 në minutën e 24-t.

Ai luajti deri në minutën e 80-të, ndërsa Benjamin Kololli u largua nga fusha në minutnë e 66-të.

Ndeshjen te Sioni e kompletoi mbrojtësi Kreshnik Hajrizi. Donat Rrudhani mbeti në stol.

Te Baseli në pjesën e parë u paraqit Albian Ajeti, ndërsa Dion Kacuri dhe Agon Rexhaj mbetën në stol.
Xherdan Shaqiri mungoi shkaku lëndimit.

Sioni ngritët në vendin e katërt me 55 pikë, kurse Baseli bie në pozitën e pestë me 53 pikë.