Como ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për të siguruar paraqitjen në Evropë edicionin e ardhshëm.

Como mposhti Genoan në udhëtim me rezultat 2:0 të dielën, në kuadër të javës së 34-t të Serie A.
Anastasios Douvikas në minutën e 10-të dhe Assane Diao në minutën e 68-të realizuan golat për Comon.

Te Como është edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda. Por të dielën Vojvoda mungoi shkaku lëndimit.

Como është në vendin e pestë me 61 pikë sa ka edhe Roma. Genoa është në pozitën e 14-të me 39 pikë.