Sulmuesi francez Kylian Mbappe që nesër do të luajë finalen e parë në Ligën e Kampionëve ka treguar se cila ka qenë ëndrra e tij e vjetër.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka folur për ndeshjen e nesërme finale mes PSG dhe Bayernit.
“Unë gjithmonë kam dashtë të shkruaj historinë e futbollit francez. Unë kam mundësi që ta bëjë këtë nesër”, ka shkruar Mbappe në Twitter.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet te dielën në ora 21:00.