Boksierja Katie Taylor ka mposhtur Delfine Persoon, në rimeçin e së shtunës.
Taylor e ka mbrojtur titullin e kampiones në kategorinë e lehtë, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve.
Edhe në mecin e parë, irlandezja e kishte mundur Persoonin me pikë.
Mbrëmjen e së shtunës, Taylor shënoi fitore bindëse të shtunën në rimeç, pasi të tre gjyqtarët votuan në favor të saj, 98-93, 96-94 dhe 96-94.
“Nuk është e lehtë kundër Delfine, sepse është e palodhshme. Sonte isha më bindëse dhe korra fitore bindëse”, tha Taylor.
Derisa Persoon këtë herë nuk u ankua për rezultatin.
“Ajo e meritoi fitoren. E respektoj atë. Nuk ka problem”, tha ajo.