Kukësi vazhdon përgatitjet për ndeshjen në Europa League, ku do të përballen me Slavia Sofia.

Futbollistët e Kukësit janë shtangur ditën e djeshme, pas një kërkesë të trajnerit Skënder Gega në drejtim të tyre.

Gega i ka kërkuar futbollistëve të bëjnë formacionin që do të dëshironin për ndeshjen e Europa League.

Diçka e veçantë kjo, e cila nuk u kishte ndodhur më parë futbollistëve.

Megjithatë të gjithë morën nga një fletë dhe stilolaps dhe bënë formacionin që dëshironin.