Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Dani Carvajal ka deklaruar në një intervistë se nuk është aspak lehtë të krijosh shoqëri në Real Madrid.
Dani Carvajal ka rrëfyer se sa e vështirë e kishte të bënte miq në vitet e tij të para si lojtar i Real Madridit.
Spanjolli shpjegon se si të gjithë në klub janë aq të përqendruar në punën e tyre në fushë saqë ata mezi hapen në diskutuar gjëra private.
“Nuk është e lehtë [të bësh miq në Real Madrid]”, tha ai për Esquire.
“Kur shkova në Bayer Leverkusen, mosha mesatare në ekip ishte 23 vjeç, ishte më lehtë. Të gjithë kemi ndarë hobit tonë, nuk kemi pasur gra dhe fëmijë. Në Real Madrid, të gjithë tashmë e kishin bërë jetën e tyre dhe është një klub i tillë i vendosur, në të cilin të gjithë luftojnë aq shumë sa që nuk ka kohë për më shumë”, tha spanjolli./VAR Kosova/