Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati, ka ndërruar skuadër këtë verë, por nuk ka shkuar larg.

Nga Lokomotiva e Zagrebit, djaloshi nga Kamenica është transferuar te skuadra tjetër nga kryeqyteti kroat, Dinamo Zagreb.

Skuadra e tij ka luajtur kundër ekipit rumun, CFR Cluj.

Kastrati ka shënuar golin e parë të tij për skuadrën e re.

Derisa Dinamo Zagreb është kaluar për fazën tjetër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Kampionëve, pas ekzekutimit të penaltive./VAR Kosova/