Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, si duket është përshtatur jashtëzakonisht mirë në Serie A, e sidomos në skuadrën e tij Inter.

Ish-sulmuesi i Everton, Chelsea e Manchester United, ka zbuluar se gjithmonë ka ëndërruar të luante për zikaltrit.

Arsye për këtë, Lukaku ka thënë se kanë qenë dy brazilianët që kanë luajtur në Inter, Ronaldo dhe Adriano.

“Derisa i shikoja duke luajtur Ronaldon dhe Adrianon, ëndërroja të vija në Inter”, ka thënë Lukaku.

Vlerësim maksimal Lukaku ka për trajnerin Antonio Conte, të cilin e përshkruan si lider./VAR Kosova/