Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të shkojnë te Paris Saint-Germain dhe Pep Guardiola do të jetë trajner i tyre, thotë ish-mesfushori francez, Fabrice Pancrate.

Pas njoftimit të Messit se do të largohet nga Barcelona, shumë klube u interesuan për të, derisa mediat favorizojnë Manchester Cityn, duke e parë një bashkim të mundshëm të argjentinasit me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola.

Mirëpo, Pancrate, i cili ka lujatur te PSG ndërmjet viteve 2004 dhe 2009, beson se kampionët e Ligue 1, kanë një plan të shkëlqyer për të transferuar jo vetëm Messin, por edhe Guardiolan dhe yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

“E them atë që mendoj. Ka shumë gjëra që më bën të mendoj që Messi do të shkoj në Paris, pasi qyteti i Manchester është i shëmtuar, bie shi gjatë tërë kohës”, tha francezi për Parisien.

“Vitin e ardhshëm do t’i bashkohet edhe Ronaldo. Edhe Guardiola po ashtu”, tha ai./VAR Kosova/