Skuadra e Juventus më në fund ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit amerikan, Weston McKennie.

Amerikani është që dy ditë në qytetin e Torinos, por pak momente më parë u bë  zyrtarisht futbollist i skuadrës së Juventus, shkruan Indeksonline.

Ai i ka kushtuar 4.5 milionë euro ekipit të Juventus.  McKennie u transferua tek kampioni i Italisë nga ekipi i Schalke 04.

McKennie është futbollisti i parë amerikan me fanellën e Juventusit.