Miqësorja e Brighton kundër Chelsea ishte ndeshja e parë në mes të dy skuadrave të Premier League përballë një publiku në gati gjashtë muaj

Tifozët e Brighton të ulur në distance sociale pasi që qeveria po piloton një kthim të tifozëve në lojërat e futbollit çka pritet të shpie në një lehtësim të kufizimeve në tetor.

“Ju mund ti mbani gjërat,” tha asistenti tek dera e dyqanit të Seagulls, me edukatë por i vendosur, “thjeshtë mos i provoni.”

Mirë se vini në përvojën e futbollit të sigurt nga Covid, dhe një nga shumë rregullat që tifozët do të kenë nevojë që të mësohen nëse pilotimi me spektator shpie, siç shpresojnë të gjithë, në një kthim të qëndrueshëm të turmave në futboll dhe sportet tjera me 1 tetor.

Brenda pak javëve, nëse gjithçka shkon mirë, qindra mijëra tifoz më në fund do të fillojnë versionin e tyre personal të udhëtimit në ndeshje ngjashëm siç bënë 2,500 tifozë të Brighton fans në stadiumin American Express Community të shtunën. Do të ndihen menjëherë të familjarizuar dhe në të njëjtën kohë, tërësisht ndryshe, pasi distancimi social bëhet normë derisa … po, kush mund ta thotë?

Kishte një grusht “bënë” në emailin e gjatë para ndeshjes të dërguar të gjithë tifozëve me fat të Brighton për të marrë një biletë për miqësoren kundër Chelsea – ndeshja e pare në mes të dy ekipeve të Premier League para një publiku që nga koha kur Leicester priste Aston Villa me 9 mars. Sillni një letërnjoftim me foto. Mbani mend të mbuloni fytyrën. Vazhdoni ti lani duart.

Kishte më shumë “nuk bënë”: mos i ndërroni ulëset, mos u uleni afër dikujt, edhe nëse janë pjesë e familjes, mos u largo nga ulësja vetëm nëse duhet të largoheni dhe definitivisht mos kontaktoni, shtrëngoni duart apo përqafoheni.

Siç rezultoi, nuk kishte arsye për gjëra të tilla për tifozët gjatë 45 minutave të para.

Kishte shumë zhurmë nga një tribune  e gjysmë të cilat ishin të hapura, duke përfshirë një shpërthim “A mund të dëgjoni të këndojë Chelsea?” pas tre minutash nga tifozët nga ulëset ku tifozët mysafir normalisht gjenden, por goli i parë i Timo Werner për Chelsea arriti një minutë më vonë.

Vetëm ata që posedojnë bileta vjetore ishin në gjendje të aplikonin për ta parë ndeshjen e së shtunës dhe për shumicën e pjesëmarrësve, gjysmë viti ishte periudha më e gjatë kohore që ata kishin qëndruar larg ekipit.

Si kurrë më pare në Amex – në fakt, në secilën hapësirë, kudo – radhët për ushqim dhe pije në gjysmë lojë ishin të mjaftueshme për tu shtyrë. Por, secili ishte vetëm një metër larg dhe në pajtime me rregullat për mbulimin e fytyrës ishin 100%.

E gjitha që dëshironin dhe kishin nevojë, megjithatë, ishte një gol për Brighton, dhe nuk mori shumë kohë në pjesën e dytë, dukej e paarritshme, ndërsa Neal Maupay arriti të marr një penalti. Ndërsa Willy Caballero mendoi djathtas (por, topi ishte majtas) dhe e ktheu atë shkëlqyeshëm, dhe ndërkohë u prezantua edhe Tariq Lamptey – i cili ishte larguar nga Chelsea pak muaj më parë – i mbajti të gjithë të argëtuar derisa fluturonte lartë e poshtë në pjesën e djathtë të tribunës, dukej që goli i Werner do të ishte vendimtar.

Kishin mbetur edhe tre minuta dhe një tjetër vrapim i shpejtë i sfiduar nga një mbrojtës i Chelsea dërgoi në një tjetër penalti. Këtë here Pascal Gross nuk gaboi.

“Ka qenë mahnitëse,” Dave, një tifoz i cili është tifoz i cili blen biletë sezonale, i aplaudoi ekipit. “Nuk e kishim menduar në qershor që do të ishte e mundur të kthehemi sot këtu dhe tani mund të shpresojmë se do të kthehen edhe më shumë në tetor. Ata kanë bërë një punë të madhe.”

Për John Walters dhe djalin  e tij Bill, ishte “madhështore që i jemi kthyer paksa normalitetit”. “Kur dëgjuam fjalimin e Boris Johnson para ndeshjes se duhet të qëndrojmë në shtëpi, ishte mjaft prekëse,” tha ai, “dhe tani shpresojmë se tani po lëvizim në drejtimin  e duhur, do të ishte madhështore të përcillnim edhe ndeshje tjera.

“Do të jetë më e vështirë me më shumë njerëz Brenda, por derisa tifozët i përmbahen rregullave, nuk ka asnjë arsye që të mos funksionon edhe me 12,000 tifozë brenda në të katër tribunat. Informimi dhe organizimi kanë qenë të gjitha mire dhe mbi të gjitha, mendoj se ishim ekip më i mirë.”

Për Wendy nga Eastbourne, e vetmja ankesë e vogël ishte se birrat u ishin derdhur në nxitim e sipër për pjesën e dytë. Kishte atmosferë , tha Wendy. Është thjeshtë madhështore që jemi kthyer në tribuna.”/VAR Kosova/