Legjenda e boksit profesionist, Mike Tyson po stërvitet fuqishëm për rikthimin e tij në ring.

Mike Tyson u stërvit me legjendën e WWE Kurt Angle në përgatitje të rikthimit të tij në boks.

54-vjeçari do të luftojë për herë të parë pas 15 vitesh kur të përballet me Roy Jones Jr, 51 vjeç, në një duel tetë raundesh gjatë muajit nëntor.

Disa pamje të shpërndara në rrjetet sociale shihen seanca stërvitore intensive të Tyson derisa gjuan me kombinime të shpejta dhe shpërthyese.