Tashmë si duket gjithçka është e përfunduar sa i përket transferimit të Vedat Muriqit në Lazio.

U fol shumë rreth të ardhmës së tij, madje për transferimin e tij në Lazio reagoi edhe klubi i Fenerbahces, ku tha se ende nuk kanë biseduar me asnjë skuadër për sulmuesin kosovar, shkruan “VAR Kosova”.

Por, siç raporton gazetari i sportit në vendin tonë, Arlind Sadiku, marrëveshja mes Lazios dhe Muriqit është çështje ditësh, pasi drejtori sportiv, Igli Tare tashmë ndodhet në Stamboll për ta përfunduar transferin e madh.

Kujtojmë se Muriqi do t’i bashkohet Lazios për çmimin 18 milionë euro.