Tottenham ka publikuar një dokumentar për organizimin dhe përditshmërinë në klub. Në këtë dokumentar nuk mund të mungonin reagimet e çuditshme e qesharake të trajnerit karizmatik, Jose Mourinho.
Në një pjesë të dokumentarit, derisa Morinho është në zyrën e tij duke përgatitur skema, dëgjohet zëri i një personi në televizor duke bërë një analizë për vendimin e Mourinhos për të iu bashkuar Tottenhamit.
“Unë jam befasuar që Pochettino u larguar, por jam më i befasuar që Mourinho erdhi në krye të ekipit. A është ky lloj futbolli që Tottenham dëshiron të luaj? Unë po them që koha e Mourinhos ka përfunduar. Shiko çfarë i ndodhi në Manchester”, dëgjohet një zë duke thënë në televizor.
Por Mourinho nuk pati durim ta dëgjonte deri në fund, pasi që u ngritë për ta ndalur televizor dhe ofendoi personin që fliste.
“Fu*k off”, dëgjohet duke thënë Mourinho.




























