Drita ka zbuluar sot shortin për raundin e dytë të UEFA League dhe me 17 shtator pritet të ndeshjet me ekipin nga shteti fqinjë, Sileksin e Maqedonisë së Veriut.

Ndonëse ende është herë të flitet, Drita ishte me fat, pasi që Sileks është një nga kundërshtarët më të lehtë në letër për kampionin e Kosovës.

Do të jetë vetëm një ndeshje dhe ajo do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

Por në rast se Drita kalon tutje duke e mposhtur Sileks, kundërshtarët që mund t’i vijnë nuk janë aspak të lehtë.

Në rast të kalimit tutje, Drita mund të përballet me të gjelbërit e Skocisë, Celtic, me Suduvan e Lituanisë apo Legian e Polonisë.