Ylli 17-vjeçar i Barcelonës, Ansu Fati, është ftuar për herë të parë në Kombëtaren e Spanjës, për ndeshjet e Ligës së Kombeve që luan këtë muaj.

Si 17-vjeçar, ai mund të futet në histori të Spanjës qysh në ndeshjen e tij të parë ‘për të rriturit’.

Nëse ai shënon gol kundër Gjermanisë ose kundër Ukrainës, do të bëhej golashënuesi më i ri në histori të Spanjës, shkruan Marca.

Deri më tash këtë rekord e mban Juan Errazquin, që kishte shënuar tri gola shënuar tri gola kundër Zvicrës në moshën 18-vjeçare, 11 muaj e 11 ditë në vitin 1925.

Por kush është Ansu Fati?

Talenti i cili këtë sezon ka luajtur disa ndeshje me Messin, u rrit në Herrera, Andaluzi. Prindërit e tij ishin shpërngulur nga Portugalia.

“Kurrë nuk e kam parë dike si ai”, tha ish-kryetari i Herreras, Custodio Moreno.

“Ai ishte djaloshi më i vogël, por luante me djem më të mëdhenj sepse bënte gjëra të jashtëzakonshme. Për 50 jetë kam parë lojtarë të ndryshëm, por kurrë nuk e kam parë dikë si ai”, tha ai.

Fati nuk fliste shumë, donte vetëm të luante futboll.

“Ishte shumë i marrshëm në shkollë, veçanërisht në fillim”, tha Moreno./VAR Kosova/