counter
Thursday, April 23, 2026

Sporte tjera

Isufi humb rastin për të hyrë në zonën e medaljeve

Boksieri i talentuar, Riad Isufi, është mposhtur në luftën me boksierin që përfaqëson Danimarkën, Rida Al-Tamir. Al-Tamir dominoi në meçin e zhvilluar të shtunën në Kampionatin Evropian U19 në Ostrava të Republikës së Çekisë, dhe nuk ka avancuar në çerekfinale,...

Shumë ndeshje evropiane, pak shpresë për sukses

Plot katër skuadra kosovare të hendbollisteve garojnë në gara evropiane. Madje që të gjitha kanë ndeshje të shtunën (nesër). Istogu, Samadrexha, Ferizaj e Shqiponja garojnë në Kupën Evropiane për hendbolliste. “EHF European Cup” është niveli i tretë i garave kontinentale...

Krasniqi mposhtet në Evropianin e boksit U19

Ari Krasniqi ka pësuar disfatë me ndërprerje të meçit në raundin e dytë, në Kampionatin Evropian U19 të boksit që po mbahet në Ostrava të Republikës së Çekisë. Krasniqi në kategorinë deri 70 kilogramë pësoi disfatë nga boksieri grek, Georgios...

Boksieri Isufi e fiton meçin e parë në Evropianin U19

Boksieri i talentuar kosovar, Riad Isufi, e ka nisur me fitore paraqitjen në Kampionatin Evropian U19 që po mbahet në Çeki. Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar të mërkurën mbrëma që Isufi fitoi ndaj boksierit të Lituanisë, Kerpe Korenlijus. Isufi...

Bashkimi megjithatë kalon në grupet e FIBA Europe Cup

Ndonëse pas dy ndeshjeve ishte humbës përballë Anwilit polak, Bashkimi i Prizrenit do të garojë në stinorin e rregullt të FIBA Europe Cup. Bashkimi garoi në raundin eliminator të FIBA Europe Cup. Në këtë raund garuan 14 skuadra, ndërsa shtatë...

Prishtina e fiton ndeshjen e parë në ENBL

Sigal Prishtina është kthyer me fitore në Ligën ENBL. Të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, skuadra e kaltër fitoi 90:79 ndaj skuadrës norvegjeze, Gimle Basket. Ndeshja i takoi xhiros së parë të Grupit 2 të “European North Basketball...

Bashkimi mposhtet thellë në Poloni

Bashkimi e ka humbur me rezultat të thellë ndeshjen e kthimit të raundit kualifikues të FIBA Europe Cup. Të mërkurën mbrëma në Wloclawek të Polonisë, Bashkimi u mposht nga Anwili me rezultatin 93:71. Ndeshjen e parë, të luajtur të mërkurën e...

Superliga në basketboll nis në fundjavë, anulohet Superkupa

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e para të edicionit të ri të Superligës së Kosovës në basketboll. Vendimet e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës janë publikuar të mërkurën. “Pas aprovimit nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), xhiroja e...

Prishtina kthehet në Ligën ENBL, të mërkurën ndeshja e parë

Edicioni 2021/2022 ishte i pari i “European North Basketball League”, garës ndërkombëtare për skuadrat e basketbollit. Menjëherë në edicionin e dytë, 2022/2023, Sigal Prishtina u paraqit në këtë ligë. Arriti në plejof, ndërsa u ndal në çerekfinale nga King...

Bashkimin e pret punë e vështirë për ta mbrojtur fitoren e parë

Bashkimi i Prizrenit e luan të mërkurën ndeshjen e kthimit të raundit kualifikues të FIBA Europe Cup. Në Wloclawek të Polonisë, prizrenasit luajnë kundër Anwilit të famshëm, nga ora 18:30. Nënkampionin e Kosovës e pret punë e vështirë në përpjekje për...