Florian Kamberi ka folur për mundësinë e tij për të përfaqësuar Kosovën, Shqipërinë dhe Zvicrën.
“Është e vështirë të thuash se cili është shansi im më i mirë, sepse nuk e di se çfarë mendojnë këto shtete për mua. Të dy prindërit e mi janë nga Kosova dhe unë kam qenë shumë herë për pushime atje” ka thënë ai.
Florian Kamberi aktualisht luan me klubin skocez Hibernian.



























