Ish menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thumbuar pasuesin e tij te ky klub, Ole Gunnar Solskjaer, duke thënë se ka një punë pa presion në një klub aq të madh.

“Do të mundohem të gjejë një punë si Ole dhe të flasë tërë kohën për të ardhmen. Mendoj se është një situatë e mrekullushme, tri vjet kontratë – e ardhmja, lojtarët e ri. Mendoj se është punë e mrekullushme për ta bërë në një klub kaq gjigant”, theksoi Mourinho duke iu referuar gjendjes në të cilën është aktualisht United.

Të kuqtë nga Manchester’i renditen në pozitën e 13-të në Premier League, me 10 pikë pas 9 javësh.