Ish mesfushori i Manchester United, Roy Keane, ka reaguar ashpër ndaj përqafimeve të lojtarëve të ish-klubit të tij me ata të Liverpool, para fillimit të lojës.
“Jam i gërrditur. Po shkoni në luftë duke u përqafur e puthur. As mos e shikoni njëri tjetrin. Loja s’ka ndryshuar, por lojtarët po, shumë. Po shkoni në luftë dhe përqafeni. Mund të flisni vetëm pas lojës, ndoshta të mos flisni fare”, tha irlandezi, i mbushur mllef.
Keane mbahet mend si një lojtar që ka pasur shumë kacafytje me kundërshtarët, e ku më së shumti veçohet përplasja me Patrick Viera.



























