Roman Abramovich e ka përjashtuar çdo mundësi të shitjes së Chelsea.
Miqtë e tij insistojnë se është rikthyer dashuria e Abramovichit për klubin, pas ‘revolucionit’ nga trajneri i ri Frank Lampard.
Dy bashkëpunëtorë të ngushtë konfirmuan se klubi nuk do të shitet, pasi sipas mediave britanike, nuk pati asnjë ofertë serioze.
Një konsorcium me qendër në Lindjen e Mesme, është investitori i fundit i mundshëm që ka shprehur interesim pë aksionet e skuadrës londineze.




























