Belgu Eden Hazard ka zbuluar për prestigjiozen L’Equipe, se Paris Saint-Germain, kanë shprehur interesim për ta transferuar në kryeqytetin e Francës.

Por futbollisti i Real Madrid ka thënë se nëse ndonjëherë do të kthehej në Francë, do të transferohej vetëm te ish-skuadra e tij, Lille.

“PSG shpesh kishte shprehur interesim që të më transferonte. Nuk doja të kthehesha në Ligue 1 (Francë) dhe normalisht jo në ndonjë klub tjetër, përveç Lille. Unë gjithmonë u thosha jo. E kisha të qartë në kokën time. PSG është një klub me të cilin do të mund ta fitoja Ligën e Kampionëve, por asnjëherë nuk ka qenë në planet e mia”, ka thënë Hazard.

Gjatë verës, Eden Hazard la Londrën, përkatësisht Chelsea’n për tu transferuar në Madrid./VAR Kosova/