Zvicra ka mbyllur me sukses fazën e kualifikimeve për në Euro 2020, duke përfunduar si kryesuese e grupit D.

Në ndeshjen e fundit, Zvicra ishte mysafir në Gjibraltar. Kapiteni Granit Xhaka dhe shokët e tij, ishin shumë të fortë për vendasit.

6 gola shënuan futbollistët e Zvicrës, derisa ishte Granit Xhaka ai që shënoi i fundit. Goli i tij ishte edhe i fundit për këtë ndeshje.

Gjibraltar-Zvicër, rezultati final 1-6. Nga grupi D, është kualifikuar edhe Danimarka, pas një ndeshje dramatike me Irlandën, e cila do të provojë përmes ndeshjeve të play-off-it.