Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës Florent Hadergjonaj, ka postuar një mesazh falënderimi për tifozët “Daradanë” dhe të gjithë popullin e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hadergjonaj, të gjithë futbollistët janë krenarë që janë nga Kosova.

“Faleminderit populli ynë për mbështetjen e jashtëzakonshme që na keni dhënë, të gjithë jemi krenarë prej nga vijmë. Kemi dashur të bëjmë edhe më shumë, kemi humbur një betejë, por jo edhe luftën”, ka shkruar Hadergjonaj, duke shtuar se beson në kualifikimin për në Euro 2020.

“Do të vazhdojmë të bashkuar si një familje për ta bërë ëndrrën realitet, që të kualifikohemi në Euro 2020. Jeni ju ata që na keni dhënë fuqi dhe besim për të synuar kualifikimin. FALEMINDERIT”, përfundon postimi.