Manchester United beson se ata mbeten favoritë për të nënshkruar me Jadon Sancho vitin e ardhshëm, përkundër interesimit nga një mori klubesh më të mira të Evropës.
Futbollisti anglez i Borussia Dortmund po kalon formë të lartë këtë sezon.
Liverpool, Real Madrid dhe Barcelona janë gjithashtu në mesin e atyre që vëzhgojnë me vëmendje situatën e Sanchos.
Manchester City, të cilin Sancho e la për t’u bashkuar me Dortmundin për 8 milionë funte ë vitin 2017, ende shpreson ta rikthejë.
Ndërsa interesi i Paris St-Germain është ftohur tani për tani dhe ka raportime se Arsenali mund të garojë financiarisht me Unitedin për një lojtar që mund të kushtojë deri në 100 milionë funte.


























