Trajneri Zinedine Zidane nuk e përfshiu Vinicius Jr në skuadrën e tij në ndeshjen kundër Real Sociedad të shtunën, por Real Madrid vazhdon të besojë në brazilianin.

Në pesë nga tetë ndeshjet e fundit, braziliani nuk është ftuar në skuadër nga trajneri francez, i cili qartë nuk i beson atij në të njëjtën mënyrë si Santiago Solari.

E për dallim nga Zidane, mendimi nga brenda klubit është se braziliani është pasuri që do të jetë pjesë e së ardhmes.

Drejtuesit e Realit mbeten të qetë sepse Vinicius Jr ka demonstruar forcën e tij të jashtëzakonshme mendore që kur ishte 16 vjeç dhe debutoi në futboll profesional.