Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, gjatë ditës ka thënë që është i dashuruar në francezin Kylian Mbappe.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit të Paris Saint-Germanin, Thomas Tuchel, i cili ka thënë se Zidane nuk është i vetmi që e donë Mbappe’n.

Duke iu referuar deklaratës së Zidane, Tuchel ka thënë se njerëzit i duan gjërat që nuk mund t’i kenë.

“Nuk e di se si është i dashuruar Zidane në Mbappe’n, por ne me të vërtetë e duam lojtarin tonë. Gjëja më e rëndësishme është se ai është lojtari ynë. Ne jemi të lumtur që ai është me ne. Kur nuk mund t’i kesh gjërat që dëshiron, i dëshiron edhe më shumë”, ka thënë Tuchel.