Sonte në mbrëmje Shqipëria pret në Tiranë Francën, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për në Euro 2020.

Kombëtarja Kuq e Zi, këtë ndeshje si vendas, do ta luajë në stadiumin e ri, “Air Albania”.

Franca vjen në Tiranë si e para në grup dhe kërkon që të forcojë këtë pozitë, derisa Shqipëria do të luajë pa presionin e rezultatit.

Himni shqiptar do të këndohet nga artistja Juliana Pasha, ndërsa artistja tjetër, Besa Kokëdhima do të këndojë himnin francez.

Era Istrefi dhe Flori Mumajesi do të performojnë nga tre këngë për tifozët që do të mbushin shkallët e stadiumit.

Ndërkohë, 460 fëmijë do të shpalosin një koreografi të veçantë, para ndeshjes e cila do të fillojë në 20:45.