Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, nuk ka arritur ende të zë vend në formacionin startues te Nottingahm Forest.

Por trajneri kësaj skuadre, ku Muric është huazuar nga kampionët e Anglisë, Manchester City, e ka lavdëruar 21-vjeçarin.

Sabri Lamouchi ka thënë se Muric është një profesionist.

“Ai është shumë pozitiv në seancat stërvitore dhe është një djalosh i mirë. Ai ka qenë shumë i mirë. Është ende portier i ri, i ka ende vetëm 21 vjet. I luajti dy ndeshje me ekipin kombëtar dhe u kthye të stërvitej me ne. Është profesionist”, ka thënë Lamouchi.