Para fillimit të derbit të madh ndaj Dinamo Zabgreb lojtarët e Hajduk Split kanë veshur fanela me mesazhet “Kundër represionit ndaj tifozëve; Kundër errësirës; Kundër dhunës.” 

Ndeshja përfundoi me barazim 1-1. Dinamo kaloi në epërsi në minutën e 12-të, me autogolin e Ardian Ismajlit, ndërsa Mijo Caktas barazoi rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë.

Por, saktësisht katër vjet më parë, Hajduk’u refuzoi të luante derbin duke u solidarizuar me tifozët, të cilëve Dinamo ua kishte mohuar hyrjen në stadium.