Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk do të paraqitet në Serie A të shtunën kundër Atalantas.
Sarri ka deklaruar që Ronaldo nuk është 100% i aftë dhe qëllimi i klubit është që legjenda portugeze të jetë gati për ndeshjen e Juventusit në Champions League kundër Atletico Madrid të martën.
Por, a është vërtetë i lënduar Ronaldo?
Kishte disa polemika mes Cristiano Ronaldos dhe Maurizio Sarri para ndeshjeve të Kombëtareve.
Trajneri Sarri e kishte zëvendësuar Ronaldon dy herë brenda një jave, që ishte më shumë se tërë sezonin e kaluar për portugezin.



























