Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, është solidarizuar me viktimat e tërmeti që la dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur në zonën e Durrësit.

Italiani që i kaloi disa vite të jetës së tij në Shqipëri, do të bëjë një organizim në Itali, për mbledhje fondesh.

Këto fonde do të nisen drejt Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.

Ishte vet trajneri, që përmes një postimi në rrjetet sociale, i bën thirrje njerëzve të ndihmojnë sipas mundësive.